Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/“Këshilli bashkiak zëvendëson bonusin e bebes me shportë produktesh”, PD denoncon: E padobishme!

02/09/2020
FOTO/“Këshilli bashkiak zëvendëson bonusin e bebes me shportë produktesh”, PD denoncon: E padobishme!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përmes një prononcimi për mediat nga materniteti “Koço Gliozheni”, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa denoncoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin për bebet, pasi u tenderua kompania e cila do të japë produkte me vlerë më të ulët.

“Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës. Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t’ia dhuruar bebeve të Tiranës.” u shpreh Zhupa ndërsa e konsideroi shportën që do të ndahet për nënat e reja si të padobishme, edhe më vlerë 10 mijë lek më pak sesa bonusi që kishin familjet.

Pjese nga deklarata: 

Kemi të bëjmë me një shportë e cila është e njëjtë për të gjithë bebet që do të vijnë në jetë në Tiranë. Kjo shportë përmban produkte që nga shampo e deri tek vaji dhe pelenat, të cilat me hulumtimin tonë në treg në rast se do t’i blesh me çmimin më të shtrenjtë që mund të gjesh në farmaci apo në market, duke u nisur nga kriteret që kanë vendosur vetë autorët e tenderit, nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Pra, ky është problemi i dytë dhe së treti unë si nënë e re e di shumë mirë që nuk mund të gjenden dy fëmijë që përdorin të njëjtat produkte dhe që kanë të njëjtën lëkurë dhe të njëjtat nevoja.

Kështu janë edhe fëmijët e Tiranës, ti nuk mund të bësh një shportë të përbashkët për çdo fëmijë, ndërkohë që nënat nuk do t’i përdorin kurrë dhe do të jenë të padobishme për familjet e tyre. Ndërsa paraja cash, 50 mijë lekëshi që jepte Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 është një dobi sado e vogël që nëna mund ta përdori në shërbim të fëmijës së vet.

Pra, e gjithë kjo vendimmarrje është bërë vetëm e vetëm me qëllimin që nënat e fëmijëve, banorë të Tiranës të mos përfitojnë cash ato pak para për të mbaruar një punë në rastin e mirërritjes dhe shëndetit të fëmijëve të tyre. Shporta nuk mund të jetë kurrsesi zëvendësimi i parave cash në xhepat e nënave të bebeve të Tiranës.

Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje Erion Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës dhe të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t’iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste, por për më tepër që nuk janë në vlerën që ishte bonusi i bebeve, pra janë minus 10 mijë lekë të vjetra për çdo bebe të Tiranës.

/DRONI.al/

Tags: ina zhupamaternitetiPDtirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.