Veshja e pazakontë e stilistes shqiptare që mori falenderimin e modeles të...

Veshja e pazakontë e stilistes shqiptare që mori falenderimin e modeles të famshme Bella Hadid

104
0
Shares

Bella Hadid u shfaq në MTV VMA e veshur me një veshje të zezë, në pjesën e sipërme transparente dhe në pjesën e poshtme me pantallona të lirshme. Modelja u rendit ndër të veshurat më mirë dhe merita për këtë është e stilistes që e ka dizenjuar, e cila rezulton të jetë shqiptare.

Emri që fshihet pas veshjes së modeles së famshme është Nensi Dojaka. Ajo është vetëm 26 vjeçe, e diplomuar 3 vite më parë në Universitetin e Modës në Londër, ndërsa më vonë ka vijuar masterin në Central Saint Martins.

Veshja e Bella-s i përket koleksionit vjeshtë 2020 të stilistes. Ndërsa Bella e ka falënderuar Nensin duke e etiketuar në Instagram.

“Me veshjen e stilises së re dhe shumë të talentuar Nensi Dojaka”, -shkruan Bella në profilin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY