Do hetojë krimet e nivelit të lartë në Shqipëri, ambasada amerikane për...

Do hetojë krimet e nivelit të lartë në Shqipëri, ambasada amerikane për Aida Hajnaj: Gur i rëndësishëm

227
0
Shares

Aida Hajnaj merr sot detyrën si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ambasada e SHBA në Shqipëri e ka cilësuar këtë hap si një gur të rëndësishëm jo vetëm për sistemin e drejtësisë por edhe për gratë në rolet drejtuese.

Në deklaratën e saj ambasada përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi drejt drejtësisë që meritojnë shqiptarët.

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH,

në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”, deklaron ambasada e SHBA.

Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY