Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Mal të Zi/Berisha deklaratë të fortë: Dy binjakë siamezë ndërhynë në rezultat

31/08/2020
Beçiroviç: “Miqësia Rama-Vuçiç ka lidhje dhe me interesat e ekonomisë kriminale”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin zgjedhor të mbajtur një ditë më parë në Mal të Zi.

Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç se kanë ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Sipas tij, Rama ndikoi nëpërmjet përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike.

“Megjithkëtë, dy binjakë siamez ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.
1- Serbomadhi Vuçiç, i cili:
në një akt të pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj në Podgoricë malazezët e serbizuar të Beogradit dhe duke përdorur lidhjet e sëmura të tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishën ultranacionaliste serbe për fushate elektorale në Mal të Zi duke dëshmuar se jo punët e Zotit por nacionalizmi i sëmurë janë pasioni i saj.
2- Në rezultatin e zgjedhjeve në të njëjtën kahje ndikoi edhe argati i Beogradit në Tiranë, Zografi bis. Ky i fundit ndikoi nëpërmjet:
përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan ndaj apelit të tij përçarës duke mos dalë në votime. Së dyti me apelin e tij “votoni Milon” bëri që mijëra e mijëra qytetarë të Malit të Zi që ishin të pavendosur por që konsideruan apelin e tij të papranueshëm dhe një ndërhyrje fyese për vendin e tyre vendosën ose të mos dalin fare në votime ose të ndryshojnë mendim dhe të votojnë kundra Milos, i cili e kishte fitoren të sigurtë.

Duke përfunduar uroj dhe njëherë qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe serbomadhin Vuçiç për keqpërdorimin për qëllime nacionaliste të Kishës serbe dhe dyndjen drejt Podgoricës të malazezëve të serbizuar të Beogradit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të Republikës së Malit të Zi. Unë gjithashtu dënoj me ashpërsi më të madhe ndërhyrjen vulgare të argatit të Beogradit në Tiranë, Zografit Bis për përçarjen e shqiptarëve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni për Milon”, të cilat patën një efekt të qartë bumerang në zgjedhjet e djeshme,-shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Tags: AKUZATberishamal i ziZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.