Parashikimet e para të mandateve në 72.5% të votave të numëruara tregojnë se DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe AK Jednoglasno një.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse. Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.
Nëse listat shqiptare arrijnë edhe 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen dhe do të arrijnë tre, ndërkohë që në këtë moment ata do të kanë 2.6 përqind dhe dy mandate. Në zgjedhjet e fundit shqiptarët kishin fituar vetëm një mandat.
Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme/ Gazeta express
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/