Del ekspertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë, i riu pranon...

Del ekspertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë, i riu pranon të tregojë ngjarjen

331
0
Shares

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e mbytur në det 17-vjeçarja Enisa Doda. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY