‘Numri 2 i Policisë së Shtetit, operativ sigurimi’, PD nxjerr dokumentin: Ardi...

‘Numri 2 i Policisë së Shtetit, operativ sigurimi’, PD nxjerr dokumentin: Ardi Veliu guxoi të mashtrojë

131
0
Shares

PD akuzon se po bëhet shkelje e rëndë e ligjit me vetingun në polici, duke iu referuar konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, për drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Numri 2 i Policisë, Loka, u zbulua nga komisioni se ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit në 6 muajt e parë të vitit 1991, gjë të cilën, sipas trupës, Loka e ka fshehur në deklarimet e tij. Por ne dokumentet e komisionit rezulton se ai nuk ka hedhur firme ne asnjë dokument gjatë kohës kur ka punuar si operativ i Sigurimit të Shtetit në zonën e Bicajt në Kukës.

Alibeaj e akuzon kreun e Policise se Shtetit se “shkeli ligjin për të mbrojtur Lokën dhe mbi 500 sigurisma të tjerë në Policinë e Shtetit”.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.

E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit”,-shprehet Alibeaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY