FOTO/Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, flet i riu i arrestuar: Dolëm me...

FOTO/Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, flet i riu i arrestuar: Dolëm me skaf në det…

188
0
Shares
ilustruese

Një 25-vjeçar u vu ne pranga për ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det, prej një aksidenti me motor uji, 17-vjeçarja Enisa Doda nga Burreli, por banuese ne Bathore.

Bëhet fjalë për të arrestuarin Indrit Bajraktari, 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me të ndjerën.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë 17-vjeçaren, e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj. Sipas aktekspertizës, nga ana e mjekut ligjor, rezulton se vajza kishte shenja dhune.

Vajza u gjet e pajetë nga peshkatarët, 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur “Vilun”. Sipas Bajraktarit, vajza ka rrëshqitur nga skafi dhe është mbytur në det. Ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.Madje ai ka deklaruar ne nje moment, se ka informuar familjen e saj, pasi viktima ishte me pushime bashke me familjen e saj.

Vajza dhe djali nuk kishin njohje të mëparshme dhe dyshohet se janë njohur gjatë pushimeve në Velipojë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY