Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Për gocën që i di të gjitha…

15/08/2020
Për gocën që i di të gjitha…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Marsida T. Najdeni

Sa propagandë në emrin tënd. Sa fjalë e sa gënjeshtra për ty. Edhe pse nuk dinë historinë e tyre familjare më shumë se tre breza, ende besojnë në pallavrat e thurura kundra teje, që shkon dhe më shumë se dhjetë breza në pemën familjare. Sajesa nga ata me gjoksin gropë, me krahët e ngrohta nga partia, dhe që në qytetin tënd sollën triskën. Ti që vetëm për ushqim s’kishe menduar se do t’vuaje ndonjëherë, ishe rritur me një bollëk aq të madh sa vatra jote mbajti treçerekun e Shqipërisë. Kush sajonte për ty fundja? Ata që pa pikën e turpit hynë me dhunë dhe plaçkitën shtëpinë tënde, apo që jetuan nën çatinë tënde hajdutçe. Kush i beson gënjeshtrat për ty? Ata që ende të plaçkisin, që ta kthyhen gjelbërimin në beton, edhe pronën në burg.

Të thanë të prapambetur. Po përse? Pse doje traditën. Sot për pak traditë shkulen nëpër mediat sociale. Ndërsa ti traditën e mbajte me sqimë. Ti traditës i vure epitetin peril. Thjeshtësinë tënde e quajtën prapambetje. Sot çirren për pak thjeshtësi se po mbyten në zhulin e tyre. Tek gjërat e thjeshta gjindet gjithmonë një botë e pakufishme. Urtësia jote dhe toleranca jote ishin dyert e një shpirti të madh. Fuqia jote për të falur tjetrin dhe kur të kish’ gabuar rëndē ishin sjellje të një aristokracie qytetare, të cilën harbuti që të kishte vrarë babën, burgos vëllanë, torturuar burrin kurrësesi nuk kishte as zemër dhe as mend për ta kuptuar.

Të keqkuptuan jetën e qetë që bëje dhe mirqënien e fituar me djersë ta vunë kundra. Ti që sa lindje, si rrallë në vend tjetër, gëzohesh baba për ty. Se me pas goc ishte gjë për gëzim, sepse e dije sa shumë të donte perëndia përndryshe s’ta dhuronte. Ti që e vogël s’tu ndante përkëdhelja e dorës Ijes. Ija e Tata që të mbanin me mëndafsh dhe që të bënin njëri mbi të gjitha. “Mos e thuj llafin e keq”, “Mos e boj zemnën qeder”, “Lsho pe, mos maj inot”, “Me tu dhims tjetri se o rob perenie”, “Bo durim se ke me ja pa hajrin” etj. Me këtë filozofi u rrënjose ti, o goc tironse, brez mbas brezi. Por… filozofinë tënde as ta kuptoi dje pushtuesi i kuq, as sot bashkombasi në tokën tënde. Lartmadhninë tënde shpirtërore ta mori për dobësi me atë ngushtësinë e inferioritetit të vet, gjë për të cilën ti s’kishe asnjë faj… thjesht viktimë.

Ti që çfarë të shihte syri të bënte dora. Ti që qendisje aq bukur. Ti që gatuaje aq mirë. Ti që recitoje poezi gjithë ditën. Ti që e njihje folklorin në pëllëmbë të dorës. Ti që dije gjeneologjinë e gjithë fiseve. Ti që dije këngën dhe vallen. Ti që nuk e ndave dajren nga dora. Ti që nuk kalonte ndeshje futbolli pa ndjekur bardheblunë. Ti që i përshtateshe çdo moshe. Ti që e kishe humorin me kuintal. Ti që nuk mbete kurrë mbrapa tjera femrave në Ballkan, veçse e kishe zët të lavdëroheshe. Ti që ishe bamirësja e parë femër shqiptare me titull të lartë fetar. Ti që ishe ndër të parat filantropiste moderne shqiptare. Ti që ishe kirurgia e parë femër shqiptare. Ti që ishe tenistja e parë femër shqiptare. Ti që ishe nga mamitë e para të çertifikuara në Shqipëri. Ti që nga gjiri jot nxorre me mijra e qindra petagoge, mësuese, edukatore. Ti… Ti… Ti… pafund ti goc tironse. Sa mëkate janë bërë në emrin tënd, por ti mbete po e njëjta ashtu e urtë dhe e qeshur, sepse deri në vdekje besoje se i di Zoti të gjitha dhe mban shënim.

/DRONI.al/

Tags: analizaGoca tironekoment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.