DETAJE/Ndëshkohen dhe personat që bëjnë dasmë në shtëpi, e pësojnë keq edhe...

DETAJE/Ndëshkohen dhe personat që bëjnë dasmë në shtëpi, e pësojnë keq edhe 3 pronarë lokalesh

159
0
Shares

Gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 4 persona për organizim dasmash kundër rregullave për të parandaluar përhapjen e COVID-it, 2 pronarë lokalesh nmë Berat, 1 në Durrës dhe një person që po organizonte dasmë në oborrin e shtëpisë në Bulqizë.

Dy pronarë restorantesh janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë pasi organizuan festë në Berat në  kundërshtim me Aktin Normativ. Dy bizneset në rrugën Berat-Uznovë janë të pronarëve me iniciale   V.S dhe E.A.

Gjithashtu edhe në Bulqizë është gjobitur një person me 1 milion lekë gjobë pasi organizoi dasmë në oborrin e banesës së tij. Në shtëpinë e B. Gj. ishte një  numër i madh personash duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Gjithashtu në Durrës është ndëshkuar me 1 milion lekë pronari i një lokali,  pasi organizoi dasmë. Gjithashtu vihet nën hetim një 45-vjeçar, për “Prishja e qetësisë Publike”. Lokali në fshatin Sallmone në Shijak është në pronësi të personit me iniciale Sh.Ç..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY