Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Shperthimi apokaliptik ne Bejrut, zhduket hoteli, lagja kthehet ne germadhe

04/08/2020
VIDEO/ Shperthimi apokaliptik ne Bejrut, zhduket hoteli, lagja kthehet ne germadhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke shkaktuar te pakten dhjete viktima e disa dhjetra te plagosur. Shpërthimi i pasdites tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendren e tij.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë.

Ndërkohë sipas “Reuters”, Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.

Pamjet ne nje video tregojne se si nje hotel zhduket plotesisht nga shperthimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.