Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Mënyra kryesore që COVID-19 përhapet nga një person te tjetri është përmes kontaktit me pikat nga teshtima ose kollitja e një personi të infektuar. Meqenëse virusi mund të mbijetojë në kartonin e paketimit të ushqimit për një ditë dhe në plastikë për disa ditë, ekziston rreziku i infektimit të vonuar nëse prekni së pari një sipërfaqe ose objekt të kontaminuar me virusin dhe më pas gojën, hundën ose sytë. Kjo përfshin paketimin e ushqimit. Sidoqoftë, rreziku i kontraktimit të COVID-19 nga prekja e paketimit të ushqimit të kontaminuar është shumë i ulët dhe kjo formë e infeksionit nuk është raportuar.
Në dyqane, rreziku më i madh i ndotjes mbetet kontakti me njerëzit e tjerë dhe sipërfaqet e prekur nga shumë njerëz, të tilla si peshore, doreza shportash ose çelësat e ashensorit, megjithëse shumë dyqane marrin masa për dezinfektimin e këtyre sipërfaqeve. Prandaj, duhet t’i lajmë duart jo vetëm pasi të kthehemi në shtëpi nga një dyqan, por edhe pas trajtimit të paketimit të ushqimit të blerë. Nuk është e nevojshme të dezinfektohen këto të fundit nëse ndiqen këto masa higjienike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/