PPE kritikon fort Ramën: Nëse do integrimin, mos moho këshillat e BE!...

PPE kritikon fort Ramën: Nëse do integrimin, mos moho këshillat e BE! Veprimi i djeshëm nuk mund të pranohet

125
0
Shares

Michael Gahler, zëdhënësi i Punëve të Jashtme në Grupin e Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, ka reaguar i keqardhur dhe vë në dyshim qëllimet e vërteta të Partisë Socialiste, e cila sipas tij, ndryshoi “rregullat e lojës elektorale në mënyrë arbitrare”.

Në reagimin e tij ai e vë theksin se votimi i djeshëm në Parlament i ndryshimeve kushtetuese, është prishje e konsensusit të arritur me opozitën në 5 qershor.

Në një postim në Facebook e tij, Michael Gahler shkruan:

Për ata miq të Facebook që kanë një interes të veçantë për Shqipërinë:

Unë i gjykoj me shumë keqardhje dhe vë në diskutim qëllimet e vërteta që Partia Socialiste e cila qeveris Shqipërinë, theu konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

Nëse kjo qeveri i do sinqerisht negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë?

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

I takon partive dhe qytetarëve shqiptarë të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY