Kryeministri Rama, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, i ka bërë ftesë opozitës jashtëparlamentare që të mblidhen për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese.
Sipas Ramës, “ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne.”
“Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog”, shkruan më tej Rama në postimin e tij.
Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëron se kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.
Nderkaq, Lulzim Basha nuk i njohi miratimet e sotme ne Kuvend, dhe lidhur me kete reagoi publikisht nga selia blu duke u shprehur se asnjë makinacion nuk e ndalon dot ndryshimin që duan shqiptarët.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/