Rama mbron Gonxhen, Zhupa pyet serish: Cfare do Loku te zyra e...

Rama mbron Gonxhen, Zhupa pyet serish: Cfare do Loku te zyra e tij cdo dite

113
0
Shares

“Çfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?”, pyet zedhenesja e PD, Ina Zhupa pasi Kryeministri  Rama merr në mbrojtje ushtarin e tij të korrupsionit, Blendi Gonxhe.

Postimi i Zhupes:

Gjenerali i ushtrisë së rilindjes mori në mbrojtje ushtarin e tij të kapur në shkelje të rënda ligjore, në abuzim me detyrën dhe konflikt interesi.

Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët  mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.

Është aq shembullore drejtoria e Blendi Gonxhes së Ramës, sa që drejtori merr vete 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, tek vartësit e tij, duke shpërdoruar detyrën. Aq shembullore sa që drejtori merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve, edhe është autoriteti që jep gjithë sherbimet, lejet, targat, licensat që i duhen kompanisë së tij.

Në vend që Rama ta mbronte sot, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes cfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?

Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet. Kur faktet flasin qartë për shkeljet e Gonxhes, Rama zgjedh të shikoj gishtin-godinat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY