Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshimi i ligjit/Gjata shpjegon: Edi Rama do të nënshtrojë politiksht çdo gjyqtar e prokuror

24/07/2020
PD argumenton ligjërisht pse është kundër emërimit të Artur Metanit: Vëllai i deputetes, Rama po kap drejtësinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti i Ceshtjeve Ligjore, Clirim Gjata ka komentuar vendimin e djeshem te Parlamentit, i cili rrëzoi Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve..”. Kujtojme se ky ligj i miratuar në vitin 2016, po nga kjo mazhorancë, është një nga shumë ligjet e reformës në drejtësi.

Gjata ndalet tek ndryshimet here pas here te ketij ligji, Ai ngre pyetjen se kush mund ta sqarojë se, përse rishikohen e ndryshohen kaq shpesh ligjet e reformës në drejtësi, kur kjo e fundit nuk ka përfunduar akoma dhe kur nuk ka një përvojë të spikatur të organeve të reja, që të detyrojë edhe rishikimin e tyre.

Sipas Gjates, problemi është se këto ndryshime i duhen Edi Ramës për të spostuar Presidentin duke ja hequr kompetencat dhe duke fuqizuar personat e vendosur me dorën e tijë në krye të organeve.

“Pasi u ankimua në Gjykatën Kushtetuese(ishte koha kur funksiononte akoma), kjo e fundit shfuqizoi disa dispozita dhe për këtë arsye ligji u mor në shqyrtim në vitin 2019 nga parlamenti ku u bënë ndryshimet përkatëse.

Por nuk mjaftoi me kaq. Në shkurt të 2020 ligji u mor në shqyrtim përsëri nga Parlamenti dhe ju rishikuan shumë dispozita duke sjellë ndryshime substanciale në ligj. Mes të tjerave u ndryshuan edhe dispozitat mbi betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët nga Presidenti ju kaluan për betim KLGJ.

A nuk veproi kështu me të ashtuquajturin ligj AntiKÇK, ku SPAK-u u vu nën varësinë e Min. të Brëndshëm??

Të njëjtën metodë përdori për edhe për betimin e Gjyqtarëve të Kushtetueses duke dublur Kushtetutën me ligj, ku këta të fundit mund të betoheshin me shkrim. Por kjo rrëzua nga Komisioni i Venecias si e papranueshme dhe se vinte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe parimet e funksionimit të shtetit të së drejtës.

Në këtë ligj, mazhoranca bën të njëjtin veprim. Ja heq Presidentit kompetencën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ja kalon KLGJ dhe nëse kjo nuk organizon ceremoninë e betimit atëherë këta të fundit betohen me letër me shkrim.

Dhe jo vetëm për Gjykatën e Lartë por edhe për një sërë funksionarësh të drejtësisë, që deri dje betoheshin të Presidenti tani i kaluan KLP, pa folur për Prokurorin e Pergjithshëm që betohet para Kuvendit. Dhe si variant të dytë përsëri me letër me shkrim.

Shumë merak e kanë këtë betimin me letër me shkrim. Se si mund të betohesh mbi një letër me shkrim këtë vetëm deputetët e Ramës mund ta parashikojnë. A mund të na thonë të paktën se cili vend demokratik e ka këtë procedurë, apo është thjeshtë një shpikje shqiptare alla Rama?

Te Presidenti janë betuar deri tani tre anëtar të Gj.L., dhe tetë prokurorë të SPAK-ut. Pjesa tjetër sipas ligjit do të betohen në institucionet e emërtesës, ose me letër me shkrim. Çafrë institucionesh po krijojmë?! Kur të prezantohen Gjyqtarët e Gj.L., disa do të jenë të Presidentit, disa të KLGJ e disa të letrës. Ky quhet deligjitimim. Por kjo është më e vogla.

A e di mazhoranca se argumentat e Kom.Venencias për betimin e anëtarëve të Kushtetueses vlejnë edhe për këta të tjerët si precedent?? Ku po e çojnë kështu reformën në drejtësi pa filluar mirë akoma?? Si mund të sillemi banalisht me Kom.Venecias – një ligj e kemi me betim te Presidenti, tjetrin, jo.

Betimi në vetvete dhe veqanërisht i këtyre funksionarë të drejtësisë nuk është një veprim sa për tu kryer. Ky akt solemn lidhet me momentin e fillimit të detyrës; me seriozitetin dhe besnikërinë e funksionarit për popullin dhe ligjet e vëndit; me rëndësinë e detyrës që merr përsipër dhe pranimin e pasojave që vijnë nga kjo; me garancinë morale, me ndërgjegjshmërinë e tijë si funksionar i shtetit dhe së fundi lidhet më vetë sovranitetin shtetror. Prandaj e gjithë bota e përparuar betimet i ka të një rëndësie të jashtzakonshme.

Betimi te Presidenti nuk është parashikuar thjeshtë formalisht në Kushtetutë dhe madje është marrë si shëmbull në republikat demokratike. Ky akt realizohet të Presidenti sepse ky i fundit është garant i Kushtetutës dhe përfaqsues i unitetit të popullit. Asnjë institucion tjetër kushtetues ose jo nuk e ka këtë kompetencë, ndaj dhe betimi duhet kryer vetëm para Presidentit.

Gjthashtu një ndryshim tjetër që ju bë ligjit ishte edhe dhënja e kompetencës Inspektorit të Lartë të Drejtësisë(ILD) për të kontrolluar pasurinë e Gjyqtarëve dhe prokurorëve si veting tjetër dhe për ti kërkuar KLGJ-KLP pezullimin nga detyra pa filluar procedimi disiplinor

Me këtë ndryshim Edi Rama do të nënshtrojë politiksht çdo gjyqtar e prokuror, që nuk i bindet duke i ndërsyer ILD me veting dhe pezullim(ILD është ish-Av.Shtetit i Edi Ramës) Dhe miratohet kjo megjithse vjen në kundërshtim me vendimin e Gj.Kushtetuese të vitit 2017, që e ka shfuqizuar pikërisht këtë lloj kompetence mesh të tjerash”,-shprehet Gjata.

/DRONI.al/

Tags: gjatagjykatakomentligireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.