Belind Kelliçi paraqitet në ambjentet e Prokurorisë, ja për cilën arsye

Belind Kelliçi paraqitet në ambjentet e Prokurorisë, ja për cilën arsye

117
0
Shares

Kryetari i Forumit  Rinor të Partisë Demokratike Belind Kelliçi u paraqit gjatë ditës së sotme në ambjentet e Prokurorisë.

I pyetur për këtë ceshtje, ai konfirmoi se u thirr nga Prokuroria për të dëshmuar më shumë mbi kallzimin penal që ai ka depozituar ndaj Policise së Shtetit për shpërdorim detyre.

E gjitha ndodhi mbrëmjen e 17 Majit, kur në orën 04:30, forcat e Policisë së Shtetit, reparti Shqiponja, kanë shoqeruar forcërisht e me dhunë artiste dhe qytetarë që ishin në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mes të ndaluarve ishte dhe Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Kelliçi, i cili u mor me dhunë nga police pa nr. identifikimi dhe me armatim të rëndë, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe më pas në Komisariatin nr.6

Pamjet e shoqërimit të z. Kelliçi bënë xhiron e tëre mediave në vend dhe sollën gjithashtu reagimet e ashpra të organizatave më të mëdha rinore në Europë, rajon e më gjerë.

Pas këtij episodi, Ministri Brendshem Sander Lleshaj u shpreh krenar për punen dhe ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit dhe deklaroi publikisht se Policia nuk kishte perse të mbante nr. identifikimi gjatë ketij operacioni dhe se pas sjelljes së çdo polici, ishte fytyra e vetë Ministrit.

Fakti që Ministri i Brendshëm me nxitim dhe krenari vë në dispozicion fytyren e tij, si simbol i atyre që janë të parët që shkelin ligjin, dhunojnë qytetarët dhe ironikisht, e bejne ketë gje nen justifikimin e “mbrojtjes se ligjit”, eshte evidence e mjaftueshme se Shqiperia dhe demokracia ne vend eshte ne rrezik, se shteti ka rene, dhe se Shqiperia po lengon nga plaget e pafundme te kesaj qeverie.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY