Mbajtja e maskave behet e detyrueshme

Mbajtja e maskave behet e detyrueshme

187
0
Shares

Maskat do të bëhen të detyrueshme, dhe jush nuk i mban do te gjobitet, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, maskat në ambientet e brendshme do të jenë të detyrueshme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura.

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen,’ – tha ministrja e Shëndetësisë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY