FOTO/Zbardhet protokolli i sigurisë në urbane, faji ngelet te qytetarët nëse thyhen...

FOTO/Zbardhet protokolli i sigurisë në urbane, faji ngelet te qytetarët nëse thyhen rregullat

121
0
Shares

Ditën e hënë më datë 6 korrik do të rinis transporti publik në kryeqytet. Mësohet se Bashkia e Tiranës ka dakordësuar ditën e sotme protokollin e sigurisë që do të ndiqet nga qytetarët dhe shoqata e transportit publik.

Sipas protokollit të përcaktuar dhe publikuar nga bashkia, çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

Gjithashtu në protokoll thuhet se mjetet e transportit publik duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike por duke e lënë të paqartë kohën specifike sesa shpesh do të duhet të dezinfektohen mjetet anga ana e kompanisë. Pajisja e autobusëve me dezifektant si dhe ajrimi i shpeshtë i tyre janë dy pika të tjera të rëndësishme të protokollit të sigurisë.

Ajo çka shkakton ambiguiditet në protokallin zyrtar të sigurisë  është fakti se thyerja e tij është përgjegjësi personale e punonjësit ose pasagjerit që e thyen dhe jo e kompanisë së transportit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY