Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zotimi i Bashes: Moratoriumi për të gjithë inspektoriatet tatimore

30/06/2020
FOTO/Basha zbulon detajet e takimeve në Shëngjin: Kriza ekonomike, as 10% e hoteleve nuk janë rezervuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha ishte sot në Golem ku u takua me operatorë turistikë të zonës. Kjo është dita e dytë e takimeve që z.Basha po realizon me operatorët turistikë shqiptarë, pas takimit të djeshëm me operatorët e zonës së Shëngjinit. Pronarë hotelesh dhe restorantesh i shprehën z.Basha pakënaqësitë e tyre për mosshtyrjen e pagimit të taksave dhe inefiçencën e paketës së ndihmës që qeveria akordoi për ta gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tyre, paketa e qeverisë i ofron biznesit kredi me interesin e paguar nga shteti, që mjafton vetëm sa për të paguar rrogat e punonjësve.

Procedurat për marrjen e kredisë janë të ndërlikuara, ndërsa ka pasur raste kur shume operatorë nuk kanë përfituar nga këto këto kredi.
Pjesa më e madhe e hoteleve po punojnë me kapacitetet e tyre minimale.
“2% e kapacitetit, është nuk po dimë se sa vjen e vështirësohen e nuk po kemi shpresa dhe për korrikun e gushtin që janë dy muaj, të vetmit njerëz që na kanë ngelë janë vetëm shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, domethënë me Maqedoninë kemi pas edhe probleme po sikur u lehtësuan”- u shpreh pronari i një hoteli me 600 dhoma në zonën e Golemit.
Si pasojë e numrit të ulët të turistëve, shumica e bizneseve kanë shkurtuar numrin e punonjësve. Pamundësia financiare dhe fitimet e pakta këto javë të para të sezonit turistik i ka shtyrë një pjesë të madhe të tyre të marrë borxh apo t`i paguajë punonjësit nga xhepi.
“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë domethënë, me Maqedoninë kemi pasur edhe problem por sikur u lehtësuan. E vetmja shpresë ata janë domethënë, shqiptarët e vendit tone domethënë ata, s’kemi ndonjë shpresë për të huajt, të gjithë pothuajse, të gjitha kontratat që kemi pasur me te huajt janë kanceluar totalisht. Pretendohet që të vijnë pas datës 15 korrik polakët, ishallah është domethënë se edhe ata nuk janë të sigurt që të fillojë të marrë domethënë, ideja është që në krahasim me vitin 2019 domethënë mund të kemi një 5-20 % maksimale të punës që kemi bërë para një viti. Me këto ritme që po ecën turizmi I bie që nuk mund të kemi më shumë se 20 %. Kam 150 persona. Vjet kam pasur 350, sivjet kam 150 vetëm. Po do i paguaj… deri tani ata i paguaj nga xhepi i kompanisë. Nuk kemi domethënë asnjë shans”- i tha një pronar hoteli kryetarit të Partisë Demokratike.

Mbyllja e kufijve e shoqëruar me frikën nga infeksioni ka shkaktuar anulimin masiv të prenotimeve nga jashtë vendit.
“Bosh është, s’ka njeri fare, s’ka këmbë robi… S’vjen njeri. Janë mbyll të gjitha. Kam gjermanë, italianë, francezë që kanë prenotuar me booking-un, i kanë kthyer.”- ishte ajo çfarë një tjetër operator turistik i tha z.Basha.

“Bosh, dobët, ky vit si ky sezon nuk ka qenë ndonjëherë, janë anuluar të gjitha, ne booking janë anuluar të gjitha, të gjitha”- tha një tjetër pronar hoteli, i cili nuk priste pothuajse asnjë turist të huaj për këtë vit.

Lulzim Basha: Ju e patë raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Është raporti më i keq në tetë vite. Është kambanë alarmi, se me këto të dhëna që kanë publikuar ata dje, nuk ka investitorë të huaj t’i afrohet Shqipërisë dhe kjo ka impakt të drejtpërdrejtë tek imazhi edhe për turistët dhe natyrisht klima nuk është kaq e keqe vetëm për investitorët e huaj. Të parët që e vuani në kurriz jeni ju.

Mungesa e transparencës, korrupsioni, rryshfeti, mungesa e infrastrukturës, klima e keqe për biznesit. Pa i ndrequr këto asjnë nga industritë nuk ngre kokë. Dhe ky është prioriteti ynë kryesor.

Kjo kërkon që shteti të garantojë konkurrencë të barabartë, kushte të barabarta konkurrence… Cfarë vendimesh janë marrë 12 muaj përpara zgjedhjeve, në veçanti lejet eksluzive për ndërtime apo rindërtime që kanë të bëjnë me trojet publike në bregdet, të gjitha do t’i nënshtrohen testit të transparencës.

Sa i përket klimës së biznesit, disa hapa të rëndësishëm që besoj do t`i japin frymëmarrje të gjithë sipërmarrjes edhe juve, do të jenë të menjëhershëm, që javën e parë, moratorium për të gjithë inspektoriatet.

Taksa e sheshtë 9%, eleminimi i taksës Rama mbi karburantin do krijojnë kushte jashtëzakonisht të favorshme për sa i përket parave që i mbetet në rradhë të parë sipërmarrjes, por edhe punëmarrësve dhe konsumatorit se në fund të fundit zinxhir është gjithçka, hallkat janë të gjitha të lidhura.

Kemi rënë në këtë spirale sepse i gjithë shteti ka përfunduar në duart e 4-5 vetave dhe kjo është gjëja e parë që duhet të marrë fund dhe unë ju premtoj që do të marrë fund që ditën e parë.

Tags: akuza Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.