Detaje të tjera janë zbuluar nga operacioni i madh anti-drogë në Shqipëri dhe Itali, nga i cili i arrestuan 37 persona, ndërsa u sekuestrua drogë, para dhe një skaf në Vlorë.
Gomonia u kap në zonën e Triportit në Vlorë, ndërsa mësohet se ai ishte i pajisur me dy motorë nga 250 kuaj fuqi secili.
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në 4 milionë euro.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/