Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Prishtinën. Në fokus të kësaj vizite zyrtare pritej që të ishte situata në vend pas aktakuzave të dorëzuara nga Prokuroria Speciale në Gjykatën e Hagës ndaj Thaçit e Veselit për krime lufte .
Tashmë, me anë të një reagimi në mediat e tij sociale, Rama shkruan se në Prishtinë ndodhet për të mësuar më shumë rreth “fletë-rrufesë” speciale që do hyjë, sipas tij, si një njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë.
Të parit i ka shkuar në zyrë Fatmir Limajt të Nismës Socialdemokrate i cili është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë.
Duket se Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në këtë takim.
Rama pritet të takohet me Avdullah Hotin më pas, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2439659622993995/?t=3
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/