Ndalesa e Bashës në Shëngjin: Gjysmë-paketat s’dhanë efekt gjatë pandemisë, thirrja ime...

Ndalesa e Bashës në Shëngjin: Gjysmë-paketat s’dhanë efekt gjatë pandemisë, thirrja ime për operatorët turistikë

99
0
Shares

Ndalesa e radhës per Lulzim Bashën ishte ne Shengjin, ne bizneset prane bregdetit. Basha konstaton se turizmi në Shëngjin më gjendje shumë të vështirë.

Operatorët turistikë i treguan Bashês se janë  në pasiguri totale.

“Gjysmën e punëtorë i kemi dërguar në shtëpi, pa rroga. Nuk paguajmë dot pagat dhe detyrimet”,-treguan ata.

Nderkaq, kryeopozitari iu vuri ne fokus realitetin  ku tregoi se shteti nuk ekziston për operatorët turistikë. Sipas tij ka zero ndihmë, vetëm taksat, gjoba, fatura të larta energjie dhe uji.

” Në vend të mbështetjes për operatorët turistikë, qeveria i pagoi Bandës së Lushnjës 1 milion Euro më 1 ditë për inceneratorët korruptivë.Dështimi i papreçedent dhe braktisja kriminale për ekonominë, mësim i madh për qeverinë që do të vijë. Të kthejmë vëmendjen dhe taksat te ekonomia”,-shprehet Basha.

Basha prezantoi dhe planin e PD, e cila sipas tij parashikon për turizmin në mbështetje të shumëanshme. Thirrja e Bashes për operatorët turistikë është të bëhen bashkë, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PËR TURIZMIN NË SHËNGJIN

Përshëndetje të dashur miq. Jam këtu me zotin Dritan Kontakçiu, që është një nga operatorët turistikë të Shëngjinit. Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme shoqëron sot që në mëngjes. E kam fjalën për natyrën, sepse pamja ekonomike siç e shikoni është, me fjalët e operatorëve që kam takuar deri tani, blozë.

Ja e shikoni vetë sesa prej çadrave edhe shezloneve janë të okupuar. E djeshmja edhe e pardjeshmja për fat, dhe për shkak të fluksit të turistëve nga Kosova, kanë qënë një farë frymëmarrje, një farë çlirimi, por, përndryshe java është e sheshtë. As 10% e dhomave të hoteleve nuk janë të zëna dhe shumica dërrmuese e hoteleve dhe restoranteve po punojnë me 30 apo maksimumi 40% të kapacitetit. Kjo do të thotë 60-70% e punonjësve që, në kohë normale do të ishin duke punuar, duke marrë të ardhura të domosdoshme për familjet e tyre, sot janë pa punë.

Zoti Basha bashkëbisedoi me zotin Dritan Kontakçiu, i hotel “President” në Shëngjin.

Lulzim Basha: Si I ke punët Dritan ?

Operatori turistik: Puna është shumë dobët. Ne punojmë vetëm në ditë të shtunë edhe të diel. Java tjetër është shumë e dobët. Ne mundohemi që me mundësitë tona të krijojmë njëfarë pune me kolegë me agjensitë, po janë inekzistuese. Puna nuk dimë si do të shkojë, se edhe taksat lokale duhet t’i shlyejmë, mundësia është e pakët
Taksat duhet t’i paguajmë deri në fund të qershorit, fundi qershorit I bie nesër. Ne, ato pagesa, është nje çikë e zorshme që t’i shlyejmë, ndoshta mund ta shohë njeri që punojmë ditë të shtunë. Po janë dhë rrogat e punëtorëve, janë drita, ujë, janë shumë gjëra të tjera dhe është e pamjaftueshme me atë punë që bëjmë. Për të paguar gjithë këto, kërkojmë vetëm shtyrje, shtyrje, shtyrje që të na lehtësojnë të paktën. Dhe strukturat tatimore të mos na shqetësojnë, se ne jemi në pikë të hallit, çfarë të themi.

Dritan Kontakçiu i tregoi Kryetarit Basha se gjysmën e punëtorëve i ka lënë në pritje, pa rrogë, me shpresën se puna do të rritet pas datës 1 korrik. Ai vuri në dukje edhe mungesën e ndihmës nga qeveria për lehtësimin e kredimarrjes në sektorin e turizmit.

Operatori turistik: Përditë po pyes bankën, kam nevojë për likujditet, thotë se kanë mundësi vetëm për paguar rrogat. Po si të marr punëtorin, kur nuk kam punë? Ky është një mekanizëm që duhet të funksionojë që unë të marr kredi të laj faturat, të bej, reklamë punën time, por duhet likuiditet. Pa para nuk bëjmë dot gjë.

Lulzim Basha: Çfarë parashikimesh keni për Korrikun? Për prenotimet për ardhje apo është pasiguri totale?

Operatori turistik: Pasiguri totale është. Nuk parashikojmë dot asnjë lloj gjëje. Ne ecim, Zoti na ndihmoftë, si të themi.

MESAZHI I KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PËR TURIZMIN

Të dashur miq, kjo është e vërteta, realiteti këtu nga Shëngjini, edhe përsa i përket një prej sektorëve kryesorë që është sektori I turizmit, i cili, në rrethana normale, përbën pothuajse ¼ e ekonomisë shqiptare. Sezoni praktikisht ka filluar. Pa diskutim, plazhi është i mrekullueshëm, i rrallë jo vetëm për Shqipërinë dhe për rajonin, por i rallë edhe në Europë, qoftë për cilësinë e rërës, qoftë për bukurinë që ofron, në mes të një zone që ndërthur historinë siç është Lezha, me gatime tradicionale dhe me gatime specifike të operatorëve turistikë, të hoteleve, të restorantëve me nam të kësaj zone në të gjithë Shqipërinë,

Gjithçka në perfeksion përsa i përket kushteve të natyrës, gjithçka blozë përsa i përket situatës ekonomike, sepse dora e shtetit nuk ndjehet. Në fakt, mund të themi se ndjehet vetëm negativisht, sepse kujtohen, kur vijnë për gjoba, kujtohen, kur vijnë për taksa , kujtohen, kur vijnë për të vjelë tarifat dhe faturat e energjisë, ndërsa për pjesën tjetër zero prani, zero ndihmë për operatorët turistikë.

Një nga faktorët kryesorë që duhet të ndihmoheshin me paketat, të ashtuquajtura, se janë gjysëm paketa – sa na përket ne si opozitë, ne kërkuam shumë më shumë, e ngritëm zërin që taksat tuaja të shkonin për të ndihmuar konsumatorët, të shkonin për të ndihmuar operatorët dhe në tërësi operatorët ekonomikë të vendit, – por edhe ato gjysëm paketa që u hartuan me qëllim gjoja për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë, siç është mes tyre industria e turizmit, nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Këtë që dëgjuat nga Dritani e kam dëgjuar gjatë ecjes time këtu në Shëngjin nga të paktën 10 operatorë të tjerë turistikë, qofshin pronarë hotelesh të mëdhenj apo të vegjël. Restorante zero, zero, zero përkrahje.

Për dy ditë hyn korriku, nuk kanë asnjë siguri për prenotimet, nuk kanë asnjë mbështetje dhe në këtë aspekt, me të vërtetë, kemi thyer një rekord, sepse një situatë komplet ndryshe është në Mal të Zi, është një situatë krejt ndryshe në Maqedoninë e Veriut, një situatë krejt ndryshe në Greqi.

Shqipëria mbetet i vetmi ndër vendet fqinje që nuk u siguron kushte operatorëve turistikë. Turizmi nuk mbështetet, por u thonë “shkoni në bankë, merrni lekë për të paguar të punësuarit”, që për këdo që merret me biznes e di që është një hap para falimentimit, sepse të shkosh në bankë për të marrë lekë për të paguar punonjësit, kur ti nuk ke të garantuar klientët, do të thotë ta futesh në një gropë të thellë biznesin, gropë nga e cila nuk mund të dalëshmë.

Ne e dimë se kështu jo vetëm që nuk ndihmohet turizmi, por i jepet një goditje dërrmuese ekonomisë, e cila ndodhet një krizë të thellë, ndaj është e domosdoshme që të kemi një ndryshim dhe një ndryshim të thellë sa i përket përqasjes ndaj ekonomisë në tërësi dhe turizmit në veçanti.

Koha është e bukur, Shqipëria është e bukur por realiteti është i trishtë. Ky është realiteti i vërtetë pa zbukurime, pa propagandë, pa regji qëndrore. Ky është realiteti i operatorëve turistikë, siç e thonë ata me gojën e ttyre, të gjithë sipërmarrësve të vegjël dhe të mëdhenj, me gojën e fermerëve.

Një Shqipëri në krizë të thellë ekonomike, sepse edhe këtë javë edhe javën e kaluar në vend të mbështetjes për operatorët turistikë, në vend të mbështetjes për turizmin si një nga degët kryesore të ekonomisë Shqiptare, kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë vazhduar të derdhin lekët tuaja, lekët e taksave tuaja nga thesari i shtetit në xhepat e bandës së Lushnjës, 1 milion Euro pagesa për Klodian Mërtirin dhe inceneratorët korruptivë. Kanë vazhduar të harrxhojnë miliona për kontrata të pseudo-konçesioneve dhe të PPP-ve, kur më shumë duheshin këto para për të mbushur xhepat tuaj të zbrazur, kur më shumë duheshin këto para për të mbushur tavolinat e zbrazura të shqiptarëve, kur më shumë duhen ndihma financiare për sektorët më të goditur të ekonomisë siç është turizmi.

Ky është një dështim i papreçedent, është një braktisje kriminale që i bëhet ekonomisë dhe është një mësim i madh jo vetëm për qeverinë që do të vijë, por për këdo tjetër, që njëherë e mirë të kthejmë vëmendjen, paratë, taksat tuaja te ekonomia.

Duhet së pari të braktisim praktikat korruptive dhe të mbështesim me fonde ata që kanë nevojë më shumë se kurrë dhe ata që ia kthejnë taksapaguesit dhe ekonomisë çdo mbështetje që u jep shteti sot.

Për turizmin Partia Demokratike parashikon në planin e saj ekonomik, një mbështetje të shumëanshme. Po ne e dimë që kjo situatë nuk do të ndryshojë brenda javës, ndaj thirrja ime ndaj gjithë operatorëve turistikë është të bëhen bashkë, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

Keni 20 vjet, 30 vjet që paguani taksa, tani është koha të ngrini zërin tuaj dhe të kërkoni drejtësi, nuk po kërkoni lëmoshë, kërkoni drejtësi, kërkoni mbështetjen e merituar, kërkoni një trajtim të paktën, siç e kanë operatorët turistikë të Malit të Zi, Maqedonisë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY