Arrestohen në flagrancë dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale si dhe nje person i shpallur ne kerkim.
Policia ka ndaluar shtetasin D. N., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Po ashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën “Medar Shtylla” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l.
•L. B., pasi në rrugën “Muhaedin Llagani”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/