Vrasja e Hekuran Billës, policia prangos një 26-vjeçare, roli i saj në...

Vrasja e Hekuran Billës, policia prangos një 26-vjeçare, roli i saj në atentat

189
0
Shares

Një 26-vjeçare është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë mbrëmjen e 11 qershorit.

Adiola Lakra 26 vjeç, banuese në Tiranë është arrestuar nga policia dhe dyshohet se ka ndihmuar autorët për vrasjen e Billës. Dyshohet se ajo ka treguar lëvizjet e viktimës, duke e nxjerrë atë në pritë.

Shkon në tre numri i të arrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY