Akademiku Artan Fuga ka dhene disa kritika për gjuhën e përdorur në projektligjin e mazhorancës për përdorimin e gjuhës së minoriteteve aty ku përbëjnë mbi 20 përqind të popullsisë.
Fuga duke ironizuar thotë se fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në këtë projektligj pas kërkon një shpjegim të kuptimit të forumilimit juridik të shkruan në këtë projektligj.
“Kush e shpjegon kuptimin e këtij formulimi juridik të paraqitet për t’i dhënë një dhuratë modeste! Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre.Lidhni Turin!”,-shkruan Fuga.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/