E rëndë në Shkodër, burri do të shfrytëzonte si prostitutë bashkëjetuesen dhe...

E rëndë në Shkodër, burri do të shfrytëzonte si prostitutë bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur

114
0
Shares

Tentoi të shfrytëzojë për prostitucion ndërmjet mashtrimit, dhunës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur, vihet në pranga 37-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Ky person nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY