Konfirmohet: Nehat Kulla vdiq nga koronavirusi, njësoj si i vëllai

Konfirmohet: Nehat Kulla vdiq nga koronavirusi, njësoj si i vëllai

267
0
Shares

Vdekja e Nehat Kullës ka ardhur për shkak të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia. Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19”, ka thënë Brataj në “Real Story”.

Pak kohë më parë nga e njëjta sëmundje humbi jetën edhe vëllai i Kullës. Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY