Koronavirusi “pastroi” liqenin, rishfaqet kisha antike e fshehur për 1000 vjet nën...

Koronavirusi “pastroi” liqenin, rishfaqet kisha antike e fshehur për 1000 vjet nën ujë

260
0
Shares

Një nga përfitimet e kesaj pandemie globale, është se si toka u rimëkëmb dhe rizbuluam fenomene te jashtezakonshme natyrore.

Një kishë e lashtë nënujore që është zhytur nën një liqen turk për më shumë se 1.600 vjet është më në fund e dukshme pas mbylljes qe pesoi vendi.

Nën ujin e pastër të Liqenit Iznik në rajonin perëndimor të Turqisë, një strukturë gjigande është vërejtur për herë të parë në 1.600 vjet.

Një kishë e lashtë, që është zhytur nën liqenin turk për më shumë se 1.600 vjet, tani është e dukshme për shkak të një rënie të mprehtë të ndotjes së ujit.

Bllokimi mbarëkombëtar i shkaktuar nga pandemia koronavirus pastroi ndotjen e ujit në rajon. Tani, fotografia ajrore tregon qartë kishën e stilit romak poshtë ujit të qartë të liqenit. Fotografitë, të marra nga drone, tregojnë muret e mëdha të strukturave dhe rrënojat që duket se janë nën një shtresë algash.

Sipas raportimeve, rrënojat antike të kishës u zbuluan në vitin 2014 dhe u konsideruan si një nga 10 zbulimet më të mira të vitit nga Instituti Arkeologjik i Amerikës. Kisha – e njohur si Bazilika – u ndërtua rreth vitit 390 pas Krishtit kur Stambolli u quajt Kostandinopojë, sipas arkeologëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY