Zhupa: SPAK duhet te hetoje Eco Tirana, lidhjet e Veliaj me Ndrageten...

Zhupa: SPAK duhet te hetoje Eco Tirana, lidhjet e Veliaj me Ndrageten italiane

96
0
Shares

Veliaj duhet të hetohet nga SPAK! Lidhja e tij me Flavio Tosin, me Andrea Migliorazin dhe gjithë veprimtaria e…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 14 juin 2020

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i ka kerkuar serish kreu te bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj te shpjegohet ne lidhje aferën me Eco Tirana. Çfarë di ai për pastrimin e parave të Ndragheta-s?- pyet Zhupa.

“Veliaj duhet të hetohet nga SPAK! Lidhja e tij me Flavio Tosin, me Andrea Migliorazin dhe gjithë veprimtaria e kompanisë “Eco Tirana” sh.a duhet hetuar nga organet e drejtësisë shqiptare.

Modeli i Veronës për Tiranën ishte refreni i Veliajt, pikërisht ky model që ka shërbyer sipas prokurorisë italiane për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Po Tirana si Verona a ka shërbyer për pastrimin e parave të pista? Po Veliaj si ortak 51% nëpërmjet a ka sherbyer?”, thote Zhupa.

Flavio Tosi i cili është personalitetit i Tiranës me firmën e Veliajt, I është dhuruar çelësi i qytetit sot është i akuzuar si bashkëpunetor në pastrimin e parave të Ndraghetes! Sa të lidhur janë Veliaj dhe Tosi në veprimtarinë e tyre në pastrimin e plehrave të qyteteve por edhe parave të pista të mafias italiane?

Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta. Deri ku e ka shtrirë këtë veprimtari në degën e saj në Tiranë – Eco Tirana?

Veliaj dhe kumbari i tij Edi Rama heshtin për këtë çeshtje! SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, perfundon deklaraten e saj Zhupa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY