Kryetari i opozites ka vijuar takimet me banoret dhe biznesin kete dite ne njesine nr 4 ne Tirane. Kryedemokrati konsiston qe dhe ne kete zone, ka veshtiresi dhe humbje.
Basha shprehet se përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjon të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.
Kryedemokrati shprehet se njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi dhe Shqipërisë i duhet një qeverisje normale,
“RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.
Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve”,-shprehet ai.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/