Ardian Çapja në gjendje kritike për jetën, tre atentate ndaj tij në...

Ardian Çapja në gjendje kritike për jetën, tre atentate ndaj tij në vitet e fundit

221
0
Shares

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj deklaroi se gjëndja shëndetësore e 55 vjeçarit Ardian Çapja vijon të jetë kritike.

55 vjeçari i cili dyshohet se u plagos me snajper paraditen e sotme vijon të jetë në sallën e operacionit.  Ai mësohet se ka dëmtime të rënda në shpatull, pasi ka marr një plumb tejshpues.

Ardian Çapja, 55 vjeç, i konsideruar si koka e fisit Çapja në Elbasan u plagos me armë zjarri në një ngjarje që sipas të dhënave të para dyshohet se ishte atentat i mirëorganizuar.

55 vjeçari sipas të dhënave është sulmuar më armë pranë banesës së tij, ku sipas informacioneve dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët me armë snajper. Burimet thonë se ai ka marrë një plagë në shpatull dhe frakturë në kokë.

Ai vetë ka deklaruar në spital se ka pasur një incident, ndërsa familjarët e tij pretenduan se 55 vjecari është rrëzuar brenda në banesë.

“Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37,  në urgjencën  e spitalit Elbasan, është paraqitur  per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” informoi policia e Elbasanit”,-njoftoi policia.

Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe ky është atentati i tretë i organizuar ndaj tij në vitet e fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY