Policia ne Korçë ka nisur nje proçedim penal ndaj një 50-vjeçari, adminitratori i një televizioni, i cili u zbulua se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij .
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate televizve dhe shpërndarje interneti.
Policia sqaron se procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/