Cilat janë 4 vendimet për Rindërtimin, Ahmetaj: Nis programi i granteve me...

Cilat janë 4 vendimet për Rindërtimin, Ahmetaj: Nis programi i granteve me Shijakun, kush përfiton

100
0
Shares

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë 4 vendime për Rindërtimin.

Ahmetaj njoftoi se që nga dita e premte e kësaj jave, qytetaret e Shijakut do të mund të marrin në llogaritë bankare pagesën sipas aplikimit që kanë bërë.

Më tej Ahmetaj totali i fondit është 512 milionë lekë dhe do u jepet familjeve nga nesër në mëngjes dhe më pas ato mund të bëjnë rikonstruksionet vetë ose me ndihmën e Bashkisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/643290626401207/

Pjesë nga fjala e Ahmetaj: 

“Kaluam 4 vendime për Rindërtimin. Arritje të qenësishme në 5 muaj për qytetarët në zonat e dëmtuara që na kalojnë në stadin.

Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun. Pagesa direkte për familjet, për banesat e dëmtuara të shkallës DS1, DS2, DS3. Punimet e të cilave qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Siç e mbani mend në shkurt aplikuan tek ”Shtëpia Ime” familjet e dëmtuara.

Bashkitë janë treguar të kujdesshme dhe kanë zgjedhur fituesit ndërsa listat vendosen në këshillin bashkiak. Shijaku e ka përfunduar me sukses këtë. Ndërkohë presim nga Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Kurbini të përfundojnë procesin e vlerësimit. Në Bashkinë e 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.

Qeveria ka miratuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë Shijak për vitin 2020. Maksimumi nga mëngjesi i së premtes fillon firmosja e pagesave. Qytetarët dhe familjet përfituese përfitojnë sipas kërkesës në llogaritë e tyre. Jemi në një diskutim me donatorët për të marrë pjesë në programet e rindërtimit, pra grantet.

 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY