FOTOLAJM/Policët ulen në gjunjë para protestuesve, kërkojnë falje për vrasjen e George...

FOTOLAJM/Policët ulen në gjunjë para protestuesve, kërkojnë falje për vrasjen e George Floyd

439
0
Shares

Policët kanë qëndruar përkrah protestuesve në qytetet ku shperthyen protestat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke bërë thirrje për veprim pas vdekjes së George Floyd.

Policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ‘ta, dhe në disa raste dhe duke u gjunjëzuar.

Gjesti i agjentëve të Kamden në New Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke tërhequr shumë lavdërime dhe duke shpërndarë një shembull që është replikuar dhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demonstratat e dhunshme në të gjithë vendin kanë vazhduar për gjashtë ditë, pas vdekjes së Z. Floyd, dhe një afrikano-amerikan i paarmatosur, ndërsa ai ishte në arrest policor.

Oficeri i policisë në Minneapolis i cili është filmuar duke u gjunjëzuar në qafën e Z. Floyd është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë.

Me plaçkitjet dhe trazirat që mbizotërojnë pjesën më të madhe të mbulimit, ka pasur edhe incidente të departamenteve të policisë që bashkohen me protestuesit në shenjë solidariteti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY