Basha: Twiter i Yuri Kim i drejtohej Rames

Basha: Twiter i Yuri Kim i drejtohej Rames

63
0
Shares

“Nuk i bëj nder Ramës duke bërë replika me Presidentin”, tha sonte ne Opinion, kreu i PD, Lulzim Basha.” Betejen e drejtësisë e bëra 4 vjet më parë. Kapja e saj u bë pas miratimit të 6 ligjeve”, tha Basha.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Më thatë se ka një tentativvë për ta çuar vemendjen tek reforma në drejtësi dhe kjo bëhet për llogari të Edi Ramës. Tek reforma në drejtësi, tentativën për ta çuar diskutimin e kishte Presidenti i Republikës.

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë

Pyetje: Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!

Pyetje: Ju thatë që Edi Rama ka provokuar. Çfarë ka provokuar ai?

Lulzim Basha: Edi Rama nxorri deputetët e vet dhe tha se do të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe pastaj fshehu dorën si gjithmonë.

Pyetje: Pra, ju mendoni se Tëitteri i ambasadores amerikane i referohet kryeministrit të vendit?

Lulzim Basha: Nuk mendoj, jam i bindur dhe ia kam shprehur këtë kujtdo që më ka pyetur.

Pyetje: Po citoj Presidentin që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita , ka bërë gabim fatal largimi nga parlamenti dhe disa të tjera.

Lulzim Basha: Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e veta. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik.

Pyetje: Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?

Lulzim Basha: Në asnjë sekondë nuk jam penduar sepse po të mos ishim larguar nga parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim, fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar e të kriminalizuar.

Pyetje: Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për tu përballur. Vjen nga presioni ndërkombëtar apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nga vetëdijësimi total i shqiptarëve por edhe i faktorit ndërkombëtar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

Ndersa ne lidhje me zgjedhjet kryetari i PD tha se nuk ka grup kriminal qe mund te perserise 2017.

Pyetje: Ju do të kërkoni deri në fund qeveri tranzitore, por më thatë se edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore ju prapë do të jeni të gatshëm për zgjedhje?

Lulzim Basha: Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë se sa të shfaqim vullnetin tonë politik për t’i dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsionin, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve. Pjesë e kësaj është sabotimi i reformës zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme, i fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e reformës në drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017-të.

Pyetje: Zoti Basha keni 48 orë deri në përmbylljen e reformës zgjedhore, çfarë janë të pa negociueshme për ju? Kush janë pikat që nuk tolerohen?

Lulzim Basha: Shiko, asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Kështu që fillim e mbarim pika më e rëndësishme është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…

Pyetje: Pra ju po shprehni vullnetin për të zgjidhur diçka, por edhe po nuk u zgjidh jeni gati për betejë thoni dhe nuk tërhiqeni nga asgjë?

Lulzim Basha: Pa diskutim, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës zgjedhore që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.

Pyetje: Ka pasur mjaft komente sipas të cilave opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje, sepse vetëm legjitimon një sistem që drejtohet nga Edi Rama. A ka diskutim që opozita të mos hyjë në zgjedhje ose të tërhiqet nga zgjedhjet siç veproi me daljen nga parlamenti dhe në
mos paraqitjen në zgjedhjet lokale?

Lulzim Basha: Opozita po ndërton bashkë me qytetarët, bashkë me grupet e interesit që nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tek fermerët, tek biznesi, tek të papunët, tek rinia e studentët, tek profesorët e universiteteve, aleancën më të madhe që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite për t’u përballur dhe për të fituar mbi këtë minorancë.

Pyetje: Aleancë për zgjedhje apo aleancë për muhabet?

Lulzim Basha: Aleancë për interesin publik që, padiskutim do të marrë formës përmes shprehjes së vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme

Pyetje: Kjo do të thotë që opozita do të dalë në zgjedhje në të gjitha rrethanat?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që çdokush do të gjejë veten tek program ynë, tek alternativa jonë, tek programi jonë për ta shpëuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë me e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet ti japim fund një orë e më parë. Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime është që të gjithë po thonë: “Rama duhet të largohet një orë e më parë. Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit që mezi po e pret çdo shqiptar”. Dhe kjo, po ta them me sinqeritetin më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY