DETAJE/Qeveria e Kosovës lejon tubimet në shesh, sot VV mbledh 5 mijë...

DETAJE/Qeveria e Kosovës lejon tubimet në shesh, sot VV mbledh 5 mijë njerëz në protestë

113
0
Shares

Qeveria në detyrë e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhje korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë, sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve.

Mediat Kosovare shkruajne se faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.

Ky vendim vjen ne kohen kur, Vetëvendosje sot do të organizojë edhe një tjetër tubim të madh si “provë” për protestë, e ku të pranishëm pritet të jenë rreth 5 mijë persona.

E gjatë ditës së sotme, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës.

Siç ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi,  takimi është mbajtur në atë formë që mbarëvajtja e protestës të shkojë sa më mirë. Ajo me anë të një postimi në Facebook, është zotuar se të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë do t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY