Varhelyi telefonon Bashën: Përmbyllja e reformës pa vonesa, thelbësore në rrugën drejt...

Varhelyi telefonon Bashën: Përmbyllja e reformës pa vonesa, thelbësore në rrugën drejt BE

75
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar në një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me afatet e Reformës Zgjedhore.

Përmes një postimi në twitter, Varhelyi thotë se përfundimi i saj në afatin e përcaktuat është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.

“Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshjen e arritur në Mars”, shkruan Varhelyi.

Lidhur me biseden, ka reaguar dhe kryedemokrati, i cili shprehet se biseda ishte  e nevojshme per te kuptuar se ku po shkon reforma.

Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”,-shkruan  Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY