Meta dekoron Vasil Lacin, eshte simbol kunder pushtimit dhe tiranise

Meta dekoron Vasil Lacin, eshte simbol kunder pushtimit dhe tiranise

118
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot ne nje ceremoni te zhvilluar ne Presidence Heroin e Popullit Vasil Laci. Ai u dekorua me vleresimin me te larte te Shqiperise, Dekoraten e Flamurit Kombetar.

“Sot, me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, pata nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar, të cilën ja dorëzova mbesës së Tij, znj.Aitanka Bardhi.
I shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria, Vasil Laçi kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.
I veshur me kostum kombëtar shqiptar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.
Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.
Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY