Qytetaret e Tiranes te zemeruar me mbylljen, Rama: Do te ndodhe keshtu...

Qytetaret e Tiranes te zemeruar me mbylljen, Rama: Do te ndodhe keshtu edhe dy fundjavat e tjera

325
0
Shares

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se edhe dy fundjava te tjera do te jene te bllokuara per makinat nderkohe qe plazhet do te hapen pjeserisht.

Rama tha se do te hapen vetem plazhet e hoteleve pasi deri tani nuk ka pasur asnje vend  qe ka hapur plazhet deri ne korrik.

Rama tha se me 1 qershor do te hapen kufinjte per fqinjet.

Disa nga hapjet dhe kufizimet e lajmeruara sot:

Në pjesën e dytë të qershorit, korrik, gusht e shtator ky kufizim fundjave do të hiqet.

Por nga tetori në mars do të ketë çdo fundjavë, ndalim qarkullimi për makinat.

Sakaq në 1 qershor do të rihapet transporti publik në të gjithë vendin, urban dhe ndërurban.

Rama foli edhe për rrezikun e një vale të dytë pandemie duke theksuar se virusi është ende aty.

Deri tani, në zonat e gjelbra, pjesa më e madhe e vendit, nuk ka asnjë kufizim lëvizjeje dhe asnjë orë ndalimqarkullimi. Kurse në Tiranë e Durrës, ende shtetrrethimi është nga ora 21.00 deri më 05.00.

Rama sqaroi se kufizimet që po vazhdojnë gjatë fundjavës bëhen pasi mbipopullimi i njerëzve është më i lartë në ditët e pushimit e për pasojë mund të çojë në rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus.

Çfarë ndodh në vijim

Java 25-29 maj 2020

Vazhdon ndalimqarkullimi nga ora 21.00 deri në 05.00 për njerëzit dhe automjetet.

Dyqanet lejohen hapur nga 05.00 deri në 21.00.

Fundjava 30-31 maj 2020

Mbyllje e plotë e lëvizjes së automjeteve si fundjavat e mëparshme. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë, hapur të shtunën deri në 21.00. Të dielën mbyllur. Lokalet mbyllur gjithë fundjavën.

1 qershor

Hiqet ndalimqarkullimi në të gjithë Shqipërinë

1 qershor

Hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi.

1 qershor

Hapen plazhet vetëm për hotelet.

10 qershor

Hapen të gjitha plazhet

1 qershor

Rihapet transporti urban dhe ndërurban

Fundjavat 6-7 dhe 13-14 qershor, ndalimqarkullimi i automjeteve.

Kryeministri ne menyre te papritur dha urdher qe te kete bllokim ne fundjave ndersa mbylli baret dhe parkun e Liqenit ne Tirane edhe pse ato ishin hapur ne mengjesin e se shtunes.

“Është shumë e thjeshtë. Mjafton të kesh pakëz dëshirë ta kuptosh. Dinamika e kësaj lufte do të jetë betejë me vetën. Kjo varet qysh prej ditës 1 nga niveli i ekspozimit të popullatës prej virusit.

Faza 2 nisi me lehtësime. S’besoj të jetë më e vështirë për t’u kuptuar tani më se fasha orare e hequr totalisht në zonat e gjelbra, apo zgjeruar në zonat e kuqe e shtuna dhe e diela ka një rrezik shumë më të madh ekspozimit.

Jua kam thënë se çfarë lufte nervash dhe sprove durimi do të ishte kjo dreq historie. Kush hedh ujë përpjetë për gjithçka kemi bërë, e vërteta që e di çdo mendje e kthjellët është pse ne bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë nuk patëm ato që patën shtetet e tjera”, tha Rama ne perpjekje per te bindur te tjeret se vendimi i tij per mbyllje ishte i drejte.

Mijera njerez nuk i mirepresin me vendim e tij te izolimit dhe jane te bindur se ai tallet me ta dhe i perdor per te ekspoziar edhe me shume fuqine e pushtetit te tij mbi qytetaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY