Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama nuk do ndryshim sistemi, do te vjedhe zgjedhjet

22/05/2020
“Jemi në pandemi ekonomike, Basha: Qeveria varfëroi shqiptarët! Dha më shumë para për 2 km rrugë në Unazën e Re!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot gjate nje interviste ne abcnews, Edi Rama nuk do ndryshim sistemi. Problemi i tij janë vjedhja, dhunimi, blerja e zgjedhjeve. Me zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar fiton thellë kundër regjimit

Pjese nga intervista:

Pyetje: Çfarë sistemi do të synoni të arrini nga kjo tryezë?

Lulzim Basha: Ka një keqkuptim që tryeza mund të arrijë konsensus për sistemin. Edi Rama nuk do ndryshim sistemi.

Pyetje: Ju doni ndryshim sistemi?

Lulzim Basha: Absolutisht po. Kam bërë publike që në janar që unë jam për një sistem maxhoritar me dy dhoma duke ruajtur të njëjtin numër legjislatorësh, 100 deputetë dhe 40 senatorë, por duke i dhënë mundësinë popullit që të ketë dy dhoma për të kontrolluar qeverinë dhe duke i dhënë qeverisë detyrimin për të kaluar në dy nivele para se të marrë vendime të tilla siç ka marrë ky që i ka falur gjysmën e Shqipërisë, bregdetin, naftën, minierat, një grushti njerëzish.

Pyetje: Praktikisht zoti Rama nuk do të ndryshojë sistemin, ju kërkoni ndryshim sistemi…

Lulzim Basha: Nuk është kjo beteja sot, këtë desha të them. Sepse të diskutosh me një hajdut serial zgjedhjesh siç e ka kapur OSBE-ja në flagrancë, jo thjesht që e thotë opozita, siç e ka publikuar Bild gazeta më e madhe gjermane. Ishte
ky që deklaroi nga kjo studio që do t
i’i çojë në gjyq, pastaj çfarë tha? U tërhoqëm, – tha, – se u bëmë miq. U tërhoq, sepse një gjykatë gjermane, e pakontrolluar nga Edi Rama siç kontrollon këtu në Shqipëri, jo vetëm që do të humbiste gjyqin, por do të shpalosej tashmë në gjykatën gjermane krimi zgjedhor i vitit 2017-të. Pra ky është një njeri i cili nuk e ka problemin tek sistemi, ky e ka problemin tek vjedhja e zgjedhjeve, dhunimi i zgjedhjeve, blerja e votave.

Pyetje: Çfarë produkti prisni atëherë nga kjo tryezë?
Lulzim Basha: Ne do të bëjmë gjithçka për të plotësuar ato rekomandime të OSBE-ODIHR dhe ato garanci që ne ti ofrojmë shqiptarëve. Natyrisht shumica prej këtyre garancive kërkojnë vullnet politik dhe propozimi ynë për vullnet politik njihet prej kohësh: qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve. Por detyra jonë nuk ndalon vetëm këtu, ne kemi nisur tashmë punën anë e mbanë Shqipërisë, pavarësisht që nuk është bërë me tam-tame, për të mobilizuar bashkimin më të madh të shqiptarëve jo vetëm thjeshtë për ta shporrur me votë këtë regjim, se është regjim tashmë, por edhe për të garantuar një sistem të mbrojtjes së votës i cili do ti përgjigjet ashtu siç e meriton çdo mekanizmi ekstra-politik që Edi Rama do të vërë në lëvizje.

Pyetje: Edhe me këtë sistem besoni se fitoni?

Lulzim Basha: Nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar është krejtësisht konfidente në një fitore të thellë kundër këtij regjimi. Dhe ajo që është sfida jonë është menaxhimi i pritshmërive të shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kjo krizë e thellë në veçanti ekonomike sepse në këtë moment që flasim ky është preokupimi kryesor i çdo familje shqiptare dhe s’mund të jetë gjë tjetër veçse preokupimi kryesor i imi gjithashtu.

Pyetje: Pyetja e fundit për reformën zgjedhore. Dje, z. Gjiknuri tha nuk jemi gati për një sistem qoftë danez apo ndryshim sistemi.

Lulzim Basha: Zoti Gjiknuri ka qenë dhe është gjithmonë gati për ymerlalizimin e zgjedhjeve. Por kësaj radhe do ta kenë shumë të vështirë që me kriminelët që iu rrinë në krah dhe me të cilët kanë mbushur Kuvendin e Shqipërisë, me kriminelët më të cilët kanë mbushur bashkitë e Shqipërisë, e patë edhe sot që ishte arrestuar i vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz, pra me këta njerëz t’u imponohesh shqiptarëve dhe kjo është vlera e asaj që ndodhi ditën e diele. Sepse, më në fund, të gjithë, edhe të majtët, janë zgjuar dhe e kanë kuptuar se fatkeqësia e këtij vendi, armiku i shpresës së Shqipërisë, e keqja e ekonomisë së shqiptarëve, e keqja e artit, e keqja e familjeve shqiptare ka një emër, ka një adresë dhe ky është Edi Rama.

Tags: Lulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.