DETAJE/Takimi me ambasadorët e BE, mësohen dy shqetësimet që ngriti Basha

DETAJE/Takimi me ambasadorët e BE, mësohen dy shqetësimet që ngriti Basha

142
0
Shares

Jane zbuluar nga selia blu bisedimet me ambasadoret e BE. Sipas informacioneve, Basha me ambasadoret ndau dy shqetësime kryesore se kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë.

Basha eshte shprehur se eshte e domosdoshme të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare.

Në vend të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe nxjerrjen e vendit nga kriza, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, Shqipëria po largohet edhe më shumë nga Europa”,-mesohet te jete shprehur Basha.

DISA NGA PIKAT QE U DISKUTUAN:

Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova nga ambasadorët ndihmën e BE, që Shqipëria të përballojë ndihmën politike, ekonomike, sociale.

• Për shkak të vendimeve korruptive të Edi Ramës për t’i çuar paratë tek një grusht oligarkësh dhe jo tek njerëzit në nevojë, gjendja është rënduar. Nga 50% të njerëzve në kushte varfërie para pandemisë, tani 7 në 10 familje shqiptare, janë në varfëri.

• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t’i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike.

• Bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë, që ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet.

• Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për çusrjen përpara të reformës zgjedhore sipas afateve është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.

• Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet se shpëtimi i Shqipërisë vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërësin Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë. Pak rëndësi ka, nëse kjo vjen nga goja e një artisti, e një profesori apo e një opozitari.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT E VENDEVE TË BE

Pyetje: Z.Basha keni patur një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian. A mund të na shpjegoni pak çështjet që janë trajtuar në këtë bisedë?

Basha: Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave, që janë edhe hapa për të dalë nga kriza në vend, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, veprimet e javës së fundit dhe veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve sepse kjo është mënyra e vetme për t’iu shërbyer njerëzve. Ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE ndihën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë, në krizë politike, në krizë sociale, në krizë ekonomike dhe e ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese COVID-it.Çështja e dytë ka qenë çështja e ekonomisë, ku Shqipëria për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo tek njerëzit në nevojë, si rezultati i kësaj shumica dërrmuese e shqiptarëve gjenden në kushte pamundësie ekstreme.

50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindja ka shkuar pothuajse 7 në 10 familje shqiptare të cilët e shohin veten e tyre në zgrip, në humnerën ekonomike. Me fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje ekonomike simbolike për ata që arritën të merrnin një mbështetje simbolike. Në tërësi situata e familjeve, e njerëzve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë ushqimore, tek biznesi i cili vazhdon të falimentojë, të mbyllet, biznesi i vogël, biznesi i mesëm por tashmë edhe bizneset e mëdha, bizneset prodhuese po vihen në vështirësi të mëdha; vështirësi likuiditeti, pamundësi për të paguar punonjësit. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit të verës fermerët ndodhën në vitin e tyre më të vështirë në një dekadë dhe e dimë të gjithë që edhe sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë ka pasur një dekadë të vështirë, ky vit është edhe më i vështirë.

Në këtë kuadër duke i falënderuar për atë ndihmë që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadër të gjithë solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel që të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin.

Këto pra kanë qenë dy shqetësimet kryesore që kam ndarë me ta. E para, faktin që ky kryeministër dhe kjo qeveri jo vetëm që nuk po ndihmojnë por po e pengojnë integrimin, ku i kam siguruar se unë personalisht, Partia Demokratike dhe gjithë koalicioni opozitar do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për procesin e integrimit sepse është një proces jetik për vendin.

Dhe së dyti, katastrofa ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe domosdoshmërinë që sëbashku me Bashkimin Europian të farkëtojmë një plan jo vetëm për të dalë nga kjo situatë, por një plan aftmesëm dhe afatgjatë masash për të mbështetur njerëzit, për të mbështetur familjet shqiptare në veçanti sa i përket situatës shumë të vështirë ekonomike, krizës së thellë ekonomike, gjendjes së tyre të, të familjes së tyre dhe të punësimit që po kthehet në një plagë edhe më të madhe sesa ishte para pandemisë.

Pyetje: Në emër të integrimit iu kërkuan ndërkombëtarët, Bashkimi Europian që të riktheheni në tryezën për reformën zgjedhore?

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe me artistët. Po të shikoni edhe kontratën që kemi firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ku padiskutim ndër pikat kryesore është rindërtimi i Teatrit dhe çuarja para drejtësisë së atyre që bënë këtë krim barbar, një pikë tjetër është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces zgjedhor ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe një orë e më parë t’u drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj krize politike dhe krizës ekonomike që ka shkaktuar një qeveri e falimentuar, e dështuar dhe një kryeministër i babëzitur, një kryeministër i cili edhe në kohën e pandemisë e ka mendjen të vjedhë të batërdisë dhe të sillet si një kriminel ordiner.

Pyetje: Zoti Basha do të riktheni në tryezë?
Lulzim Basha: Kjo nuk varet nga ne. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit.

Pyetje: Dje, zoti Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes ku u prit për pak kohë opozita dhe më pas u mbyll takimi tha që do të kërkohet deri në fund, ishte në komunikim të vazhdueshëm me opozitën jashtëparlamentare për t’u rikthyer. Në një farë mënyre shprehu vullnetin që ju keni përsëri z.Basha?

Basha: Vullneti nuk mund të shprehet me fjalë, vullneti shprehet me vepra. Dhe veprat e javës së kaluar tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e Partisë Socialiste, ajo është përgjegjëse për refuzimin e propozimeve tona deri tani; ajo është përgjegjëse për krijimin e një klime penguese për reformën zgjedhore. Ne nga ana jonë do të bëjmë gjithçka që t’i japim shqiptarëve një orë e më parë, ashtu siç e kemi premtuar, kushtet më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Pyetje: Z. Basha ka një kërkesë ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës për hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit. Ka qenë ky element pjesë e diskutimit sot, kishte një qëndrim nga ambasadorët për këtë?

Lulzim Basha: Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër jo vetëm kundër Teatrit por kundër medias, kundër artistëve, kundër aktivistëve, kundër opozitës, kundër qytetarëve të pafajshëm. Hetimi i tyre është një kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe kontrollon drejtësinë. Për hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar presidenti absolutisht nuk kam ndonjë kundërshtim, nuk e di se sa i mundur do të jetë në këto kushte. Do të kishte besueshmëri dhe do të sillte besueshmëri, por një gjë është e sigurt që me këtë qeveri ky krim as nuk mund të hetohet dhe fajtorët nuk mund të dënohen sepse fajtorët janë vetë qeveria, është vetë kryeministri.

Pyetje: Zoti Basha, një sqarim. A do të kthehet PD te këshilli politik për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë e cila ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet. Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Fasadë nuk mund të jemi.

Pyetje: Nesër ka një tjetër protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, do të jenë jo vetëm strukturat e PD, po ju vetë do të jeni më?

Lulzim Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme.

Pyetje: Dje janë bërë thirrje gjatë protestës për të mos pasur politizim, si i lexoni këto thirrje?

Lulzim Basha: Shiko, thirrjet dje në protestë kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë thirrje për ndëshkimin e krimit, kanë qenë thirrje për largimin e Erjon Veliajt, kanë qenë thirrje për largimin e Edi Ramës. Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës, kështu që unë përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet, që shkon përtej radhëve politike, pastaj i quani thirrje politike është çështje definicioni. E rëndësishme është që qytetarët po e kuptojnë që shpëtimi vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërës që ky është e keqja e Shqipërisë. Ky shkatërroi teatrin, ky po shkatërron Shqipërinë. Siç shkatërroi Teatrin ka shkatërruar ekonominë. Siç shkatërroi Teatrin po shkatërron shëndetësinë, po shkatërron vendet e punës. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo, mjerimi ekonomik po thellohet. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë më shumë se kurrë se largimi i kësaj të keqe, largimi i Edi Ramës është shpëtimi i shqiptarëve, është shpëtimi i Shqipërisë dhe për mua pak rëndësi ka nëse kjo vjen nga goja e një artisti, nga goja e një profesori apo nga goja e një opozitari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY