Një mandat i pestë për Angela Merkelin? DW: Çfarë thonë anëtarët e...

Një mandat i pestë për Angela Merkelin? DW: Çfarë thonë anëtarët e grupit parlamentar

115
0
Shares

Në procesverbalin e Bundestagut lexon “hare dhe duartrokitje nga CDU / CSU”. Ishte një duartrokitje krenare. Sipas parimit: njëra nga ne. Merkeli e ktheu kohën e pyetjes gati 70-minutëshe në shfaqje të një personi. Ajo dukej e qetë dhe mendjemprehtë, si gjithmonë shumë e përgatitur për lëndën, dhe me siguri jo e lodhur nga posti.

Lidërship në krizën e Coronas

Merkeli ndodhet ndoshta në krizën më të madhe gjatë mandatit të saj, kriza mbase më e madhe që nga themelimi i Republikës Federale. Dhe qoftë brenda apo jashtë vendit: deri tani ajo është lëvduar për kursin e saj në krizën e Coronas, është brohoritur si përfaqësuese e multilateralizmit. E cila lufton tani për Evropën e tronditur dhe kërkon për të mbështetje në grupin parlamentar unionist.

Ishte Horst Seehoferi, Ministri i saj Federal i Brendshëm dhe nga 2015 deri në 2018, kritiku më i betuar i saj, i cili e ngriti fare zyrtarisht çështjen e mandatit të pestë të Merkelit si kancelare. Ai “nuk mund ta mohojë, që këtë ide e ka dëgjuar më shpesh kohët e fundit”, tha njeriu i CSU-së në fillim të majit të “Bild am Sonntag”.

Spekulimet janë kaq të mrekullueshme. Dhe ajo që më parë diskutohej nga gazetarët dhe prapaskenat e spektakleve mediatike tani vjen nga ministri, i cili nuk përmbahet dot pa lëvduar “punën e shkëlqyer në ekip” dhe “udhëheqjen strategjike” të Merkelit.

Pension në moshën 67 vjeçare?

Vetëm se: Merkeli ka thënë prej kohësh se së shpejti do t’i japë fund. Pas zgjedhjeve paraprirëse zhgënjyese për partitë unioniste në Bavari dhe në Hessen, për të cilat shumë fajësuan kancelaren, 65-vjeçarja tërhoqi rripin e hapjes së parashutës dhe në tetor 2018 njoftoi dorëheqjen e saj nga kryesia e partisë. Sidoqoftë, ajo dëshironte të mbetej kancelare deri në fund të periudhës legjislative dhe të përfundonte veprimtarinë e saj politike me zgjedhjet federale në vjeshtë 2021. Pra pension në moshën 67 vjeçare.

Shumë lëvdata nga grupi parlamentar

Sidoqoftë, kur flet me shumë anëtare të grupit unionist parlamentar, të gjithë janë plot lëvdata dhe respekt për Merkelin në epokën e re të Coronas. Por askush nuk të thotë gjë që – përtej pyetjes se si do të përfundojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare – do të të bënte të spekuloje për një mandat tjetër legjislativ për kancelaren Merkel.

“Kancelarja ka një pozicion të jashtëzakonshëm si ndërkombëtar, ashtu edhe kombëtar. Midis politikanëve, vendimmarrësve, njerëzve”, thotë Marco Wanderwitz, deputet i Bundestagut në Saksoni, për Deutsche Welle-n.

Deputeti i CDU-së, Marco Wanderwitz, komisioneri për Lindjen në qeverinë federale që nga shkurti thotë se këto ditë ai është “shumë i lumtur që e kemi”. Një kolege theksoi se ajo e kishte udhëhequr vendin përmes krizës së Corona “në mënyrë të shkëlqyeshme dhe me kompetencë të madhe dhe duke marrë parasysh interesat konfliktuale”. Të gjithë në grup ndjenin nivelin e përkushtimit të saj për të zgjidhur problemin aktual evropian, thotë një tjetër.

Disa i argëton, të tjerë i irriton debati i ri. Shumë vetëve u kujtohen ditët e fillimit të shkurtit, kur kryetarja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer njoftoi tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Në qarqet gazetareske në Berlin ato ditë dëgjoje vetëm Merz-Laschet-Röttgen ose Laschet-Röttgen-Merz. Një fiksim që nuk e përjetonin kurrë të tillë në bazën e partisë.

Deri sa erdhi Corona dhe solli pyetje shumë serioze faktike. Deri sa erdhi Corona dhe shkaktoi spekulime të reja në qarqet mediatike “Ajo dëshiron të qëndrojë, ajo do të largohet” ose “Ajo do të largohet, ajo dëshiron të qëndrojë”. Jo, thotë një anëtar i grupit parlamentar, “pas një mandati të përmbushur dhe të menaxhuar mirë” ajo “do të largohet nga skena politike” me kokën lart./DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY