TEATRI/Europa Nostra reagon sërish: Na bëni të ditur kur ambasadori i BE...

TEATRI/Europa Nostra reagon sërish: Na bëni të ditur kur ambasadori i BE të publikojë deklaratën

365
0
Shares

Heshtja e disa prej personazheve me te rendesishem ne vend, pas shembjes se Teatrit Kombetar, ndoshta kumbon me shume se vete zhurma e fadromes qe prishi nje prej ndertesave me te vjetra te vendit.

Edhe njehere, Organizata e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar, duke i dërguar një mesazh Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Mesazhi është një vlerësim për qëndresën heroike të artistëve në mbrojtje të godinës.

Por te gjitheve iu ra ne sy nje fjali, e cila prekte ambasadorin e BE ne Shqiperi, i cili nuk ka folur qysh kur filluan sinjalet disa dite me pare.

“Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”, shkruan Europa Nostra.

Në fakt, zyra e BE doli dje me një deklaratë, por kjo deklaratë sërish u shtohet dyshimeve të shumë protestuesve dje se ndërkombëtarët në Tiranë i kanë lënë në baltë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY