LAJMI I FUNDIT/ Basha shpall vendimet e opozites: Protesta qytetare dhe rezistence...

LAJMI I FUNDIT/ Basha shpall vendimet e opozites: Protesta qytetare dhe rezistence popullore

314
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes se koalicionit opozitar sot ne mesdite se vendi drejtohet nga nje kriminel dhe hajdut ordiner.

“Ai ka marre peng shqiptaret. Prej 7 vitesh PD dhe opozita kane bere beteje me te. Kemi zbluar korrupsionin, lidhjet me krimin, vjedhjen e zgjedhjeve. Kjo e sotmja eshte nje tjeter afere. Kjo ka goditur shprtin e shqiptareve qe vuajne sot pasi rama ka sakrifikuar mireqenien e shqiptareve per xhepat e tij.

Si sot tre vjet me pare u ula me te per nje marreveshje per proces te lire zhjedhor. U gabova, gabimi nuk do perseritet me kurre. Opozita eshte e vendosur per largimin nje ore e me pare te qeverise.
Mbeshtetje per te gjitha protestat e aleances per teatrin dhe pergaditja e opozites per protesta mbarepopullore. Do nisin menjehere. Sot u pergadit flijimi i te drejtave te gjithe qytetareve.

Vendimi i dyte eshte angazhimi se qeveria e zgjedhur nga qytetaret do ta restauroje ne gjendjen e meparshme Teatrin dhe ndeshkimin te te gjithe atyre qe u perfshine ne kete afere.

Synimi yne eshte qe kete zemerim te njerezve qe u trajtuan ne menyre barbare nga regjimi do ta rrezojme kete qeveri”, tha Basha.

Deklarata:

Pyetje: Zoti Basha duket se u tejkalua ajo që ju e quajtët vija e kuqe. Çfarë do të ndodhë me opozitën në këtë moment? Cilat do të jenë rrugët që do të ndjekë opozita?

Lulzim Basha: Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel dhe nga një hajdut ordiner, i cili ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, ka marrë peng institucionet e shqiptarëve, ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve, ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej shtatë vitesh Partia Demokratike dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe me autorin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Me ndihmën e qytetarëve dhe të mediave kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin dhe shkatërrimin e rendit kushtetues të sundimit të ligjit dhe të zgjedhjeve të vjedhura e të manipuluara në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje e sotmja është një tjetër aferë e radhës. Por nuk është vetëm kaq, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet, që vuan sot për pamundësitë ekonomike të shkaktuara prej hajdutërisë dhe babëzisë së Edi Ramës, i cili për xhepat e tij dhe pushtetin e tij ka sakrifikuar mirëqenien e çdo shqiptari edhe në këto kohë të pandemisë dhe të vuajtjeve të shtuara për njerëzit.

Si sot tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit, në të mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova.

Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë! Se opozita është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë, por të vendosur për largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë, të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama.

Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile dhe qytetarëve kudo ku ndodhen, dhe nisja e organizimit po kështu nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe mbarëpopullore.

Pyetje: Zoti Basha ka një datë?

Lulzim Basha: Duke nisur me efekt të menjëhershëm. Sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive dhe të drejtave elementare të çdo qytetari; të varfër apo të pasur, të punësuar apo të shpunësuar, të djathtë apo të majtë. Ky është vendimi ynë i parë. Dua, po kështu, të ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, jo vetëm para Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe gjithë artistëve e njerëzve të kulturës dhe artit shqiptar, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë angazhimin tonë që nesër në pushtet në qeveri e zgjedhur nga vota e qytetarëve, duke vendosur interesat e bashkimit kombëtar dhe të mirëqenies së njerëzve dhe mirëqenies së shpirtit të kombit, jo vetëm sipas angazhimit me shkrim që kemi bërë verën e kaluar, do të restaurojë në gjendjen e mëparshme Teatrin Kombëtar, por do të sigurojë me të gjitha format dhe mënyrat ndëshkimin shembullor të autorëve të kësaj ngjarje të tmerrshme, nga Edi Rama deri tek i keqpërdoruri i fundit në këtë batërdi që prapë se prapë ka një emër, emrin e të keqes që ka zënë vendin prej fyti, emrin e Edi Ramës. Synimi ynë, objektivi ynë dhe stacioni ynë final është që këtë zemërim që e ndjejmë të gjithë sot në shpirtrat tanë kur kemi parë njerëzit që kanë mbrojtur me vetëmohim një pasuri kombëtare, që mund të ishin motrat, vëllezërit, nënat tona, të trajtoheshin në këtë mënyrë nga mafia dhe krimineli ordiner, hajduti Edi Rama, se rruga për ta shporrur këtë bandit dhe këtë të keqe, është rruga e bashkimit të shqiptarëve dhe largimit të tij me votën më masive që ka njohur vendi në këto 30 vite pluralizëm.

Pyetje: Domethënë do të prisni zgjedhjet e vitit 2021?

Lulzim Basha: Padyshim një orë e më parë. Një orë e më parë. Dhe ky nuk është komunikimi im i fundit me ju, është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot. Siç e thashë duke nisur me vendimin për të mbështetur të gjitha protestat qytetare dhe për të organizuar edhe ne, bashkë me ta, një rezistencë shembullore popullore kundër këtij regjimi, kundër këtij krimineli dhe hajduti ordiner.

Pyetje: Deri në datën 23 qershor ka një gjendje të jashtëzakonshme, kërkesë që ju e keni artikuluar përpara se qeveria ta miratonte. Si do ti mbani këto protesta në mbështetje të Shoqërisë Civile, artistëve por edhe vetë si opozitë e bashkuar?

Lulzim Basha: Duke respektuar kushtet higjenike. Do t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen masivisht me efekt të menjëhershëm për të kundërshtuar e për të protestuar kundër këtij regjimi.

Pyetje: Do të braktisni tryezën e reformës zgjedhore nesër?

Lulzim Basha: Sot për sot e gjithë vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve, në krah të atyre që u dhunuan atje, në krah të çdo qytetari që dhunohet ditë për ditë me mungesën e bukës së gojës, nga diktatura e çapës së bukës. Kjo është diktatura e çapës së bukës dhe kjo duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.
Do të kemi sëbashku komunikime të tjera, ju faleminderit.

Lulzim Basha LIVE – Komunikim për median pas takimit të Opozitës së Bashkuar

Lulzim Basha LIVE – Komunikim për median pas takimit të Opozitës së Bashkuar

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 17 mai 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY