Pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke u rrahur barbarisht nga Policia një adoleshent në Tiranë, që theu ndalim qarkullimin, sipas informacioneve mesohet se është pezulluar nga detyra, polici që ushtroi dhunë mbi të.
Burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj policit me iniciale G.N për “tejkalim kompetence”. Drejtoria e Standarteve ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij, duke mbledhur provat, për të dalë në fund në një masë disiplinore.
Kujtome se kjo ngjarje e shemtuar solli reagimin e politikaneve dhe njerezve, perfshire Sali Berishen dhe Lulzim Bashën, ndersa dhe gazetaret deshmuan dhunen e tmerrshme mbi 15-vjecarin.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Tiranës
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.
Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/