Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta i kthen Kuvendit një tjetër ligj, arsyet që nuk u dekretua

11/05/2020
“Në 2 Mars iu pres në Bulevard”, Meta nxjerr dekretin e parë për ‘shpartallimin’ e grushtit të shtetit, mesazh për Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen maxhorancës për rishqyrtim ligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Në arsyetimin e kthimit të ligjit, Presidenti shprehet se: “Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese”.

Meta thotë në arsyetimin e tij, se përjashtimi i operatorëve ekonomikë nga procedurat e prokurimit për mallrat që jo domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohen një procedure prokurimi sipas rregullave më strike për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë, përbën shkelje të parimit të barazisë përpara ligjit dhe diskriminim në kuptim të nenit 18, të Kushtetutës.

“Nën dritën e kërkesave të nenit 11 dhe 18 të Kushtetutës, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin e mallrave apo shërbimeve me fonde publike, nevoja e mbrojtes së interesit publik është më e lartë. Dhe kjo nevojë, nuk lidhet ekskluzivisht dhe vetëm me nevojën e mbrojtjes dhe të sigurisë në prokurimin e mallrave dhe shërbimeve të caktuara që kërkojnë nivel më të lartë sigurie, por lidhet direkt edhe me nevojën për përdorimin e fondeve buxhetore me transparencë, efikasitet dhe efiçencë. Kësisoj, mes këtyre dy nevojave të lidhura ngushtë me interesin publik, për të gjetur balancën në mbrojtjen e këtij interesi, dispozitat e ligjit duhet të kenë gjithmonë një qartësi të tillë në fushën e zbatimit të tij, në mënyrë që të mos lënë vend për përdorimin e procedurave që nën justifikimin subjektiv apo mbulimin me nevojën për siguri, të krijohet një hapësirë e pakontrolluar për të shmangur konkurrencën e lirë përmes përjashtimit të operatorëve ekonomikë në prokurimin e mallrave dhe shërbimeve të caktuara, që jo domosdoshmërisht lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë dhe mund të jenë të atilla që të kërkojnë mbrojtjen e elementëve të sigurisë edhe në prokurim”, shprehet Presidenti.

Po kështu sipas tij, në kushtet, kur ky ligj i ri nuk adreson ato shqetësime për transparencën e përdorimit të fondeve publike në blerjen e mallrave dhe shërbimeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, ndryshe nga sa citohet në relacion dhe në nenin 1 të tij, atëherë lind pyetja se për cilat mallra dhe shërbime do të zbatohet?!

“Kjo mungesë qartësie në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe kundërthëniet në vetë dispozitat e tij në nenet 1, 2 dhe 5, krijojnë dyshime të arsyeshme se ky është një ligj më shumë, në vazhdën e ligjeve të miratuara, për të futur në kanale prokurimi gjithnjë e më pak transparente, ato procedura prokurimi mallrash dhe shërbimesh, që nuk lidhen realisht me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por që do të interpretohen si të tilla nga autoritet kontraktore, sipas interesit momental”, thuhet në arsyetimin e Presidentit.

“Selektiviteti, diskriminimi dhe mungesa e transparencës së parashikimeve të këtij ligji, kthehen në shqetësime reale dhe të bazuara, nëse i lexojmë në raport me parashikimin e bërë po në nenin 5, pika 1, shkronja “i”, paragrafi i dytë i kësaj shkronje që përcakton se, për kontratat për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe softëare-t e lidhura me këto mallra, klasifikimi sipas kësaj shkronje do të bëhet nga një komision i veçantë klasifikimi i ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes. Përbërja, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të komisionit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet më tej.

/DRONI.al/

Tags: arsyetdekretikthenLigjimeta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.