Zevendesi i Gramoz Rucit do te themeloje nje parti te re

Zevendesi i Gramoz Rucit do te themeloje nje parti te re

378
0
Shares

Deputeti i grupit qe qendroi ne Parlament pas bojkotit te opozites, Myslim Murrizi ka ndermend te themeloje nje parti te re.

Për nënkryetarin e Gramoz Rucit, anti-komunistët dhe të djathtët sot nuk janë të përfaqësuar ndaj edhe shumë shpejt deklaron se do të krijohet një formacion i ri politik.

“Ajo që unë shoh vakum në spektrin politik shqiptar, për dreq nuk e kisha menduar kështu në dhjetor të 1990 që 30 vjet pasi rrëzuam komunzimin do të kishim vetëm parti të majta. Së pari ne po konsolidojmë veten me ata deputetë që aspirojnë për të mos zbritur te stacioni i 2021, sepse në parlament janë 42 deputetë të ardhur nga listat. Por 10 apo 15 deputetë nga ajo sallë jemi duke u konsultuar çdo ditë me njëri-tjetrin. Pasi të konsolidojmë veten, duke parë edhe kodin absolutisht do të kontaktojmë me të gjithë ata që duan të rrëzojnë Ramën dhe të prishin pazarin Rama-Basha. A do të vijë apo jo në parlament në vitin 2021 këtë e dinë qytetarët shqiptarë, por që do të jem kandidat këtë e di Myslim Murrizi”, sqaron ai.

Ish-kreut të forcës së tij politike, Lulzim Bashës i sygjeron të hapë listat dhe të rikthej të gjithë të larguarit, duke qenë i bindur se vetëm kështu Partia Demokratike mund të vijë në pushtet./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY