Një baba i tre fëmijëve që mbijetoi nga COVID-19 ka zbuluar sesi infermierët i dhanë 15 minuta kohe për të thirrur të dashurit në rast se ai kurrë nuk dilte i gjalle nga spitali.
Darren Buttrick, nga Coven në Staffordshire u shpreh se deklaratat e kryeministrit britanik për fitimin e betejës me koronavirusin i rikthyen të gjitha kujtimet ndërsa luftonte sëmundjen në spital.
“E kisha të vështirë të gjeja numrat në telefonin tim, të zgjedhja numrat e njerëzve, të telefonoja familjarët dhe miqtë e mi, ishte thjesht e tmerrshme t’ia shpjegoja,”– tha ai.
Ndërsa më pas shtoi: “Unë qaja dhe i lutesha mjekëve dhe infermierëve që të mos më linin të vdisja. Iu luta, iu luta. Pastaj duhet t’i thosha Angelës, prindërve, vëllezërve të mi, motrës sime, familjes, miqve se kjo mund të ishte biseda ime e fundit me ta. Unë i dua, ishte shumë emocionuese, shumë stresuese dhe thjesht ulesha atje duke qarë.”
Bashkëshortja e tij, Angela rrëfeu sesi përjetuan atë që po i ndodhte bashkësortit të saj, duke thënë se ishte tronditje për të dhe vajzat e tyre adoleshente.
“U rrëzova në dysheme, nuk mund të lëvizja. E telefonova sërish sapo mbylla telefonin me të. Mendoja se duhet të flisja vazhdimisht me të,”– u shpreh ajo.
48 vjeçari ra në gjendje kome më pas u vendos në një ventilator në spitalin e New Cross Hospital në wolverhampton.
/Burimi: SkyNewsDRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/