“Nuk na kushton gjë të bëjmë atë që bën Kosova”,Tabaku publikon shifrat:...

“Nuk na kushton gjë të bëjmë atë që bën Kosova”,Tabaku publikon shifrat: Qindra biznese dhe të punësuar janë në mëshirë të fatit

120
0
Shares

Jorida Tabaku i referohet shifrave të FMN, kur shprehet se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjem më te vogël për ekonominë reale. Ish-deputetja thote se ndërkohë që kemi taksat më të larta në rajon, korrupsionin më te lartë, normën e mbylljes më të lartë në rajon kemi mbështetjen më te vogël për punëtorët dhe bizneset.

Shqipëria ka që në datën 10 Mars që ka mbyllur qepenat e bizneseve dhe ekonomisë, këto ditë që po shënojnë hapjen duket se qeveria ka dështuar në ndihmën ekonomike për familjet dhe bizneset, shprehet Tabaku.

Sipas ish-deputetes, Fondi i përcaktuar nga qeveria nuk mund të ndihmojë shumicën e 173 mijë të vetëpunësuarve, siç raporton BB. Sipas asaj, dhe ato 30 mijë fatlumët që kanë marrë nj pagesë bashkë me bashkëshortët e tyre, ajo pagesë nuk do t’i shërbejë për shumë, pasi kushtet vlera që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSAT është rreth 50 mijë lekë, një vlerë më e lartë se sa pagesat e qeverisë.

Sot 100 000 biznese të vogla janë në mëshirë të fatit, sot 500 000 të punësiar në sektorin privat janë në mëshirë të fatit, familjet e ndihmës ekonomike, pensionistët e çdo shtresë sociale sot është harruar. E në vend të mendohet për çdo vend pune, për çdo familje sot vëmendja është te propaganda dhe tek lëmosha.

Nuk kushton asgjë të bëjmë minimumi atë që po bën Kosova oae vende të tjera të rajonit. Nuk ka pse të jemi gjithmonë të fundit, me 0,8 perq të PBB mbështetje në letër e vetëm 20 përq e kësaj e realizuar.

Raportet për vendin janë edhe më të zeza, ku 61% e të punësuarve (sipas një raporti të BB) punojnë në të zezë. Janë këto qytetarë që nuk do të përfitojnë kurrgjë nga qeveria e cila ka menduar që është më me leverdi për ministrat dhe mazhorancën të paguajë disa PPP se sa punëtorët.

Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo morri ndihma nga FMN dhe së fund inga BE, ata sërishmi ofruan thërrime për qytetarët. Që siç kushdo e kupton sot, janë më të prekurit nga kjo krizë”,-argumenton Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY